Shoqata e Gjykatësve reagon pas vendosjes së Bexhetit në listën e zezë
Shoqata e Gjykatësve në vend me kryetar Ivan Xholev...

Shoqata e Gjykatësve në vend me kryetar Ivan Xholev, vlerëson se vendosja e një gjykatësi në listen e zezë të SHBA-ve, është sulm serioz për nderin dhe reputacionin e gjykatësit konkret.
“Duke pasur parasysh rëndësinë e sjelljes etike dhe integritetit të gjykatësve, e cila duhet të jetë e pacenueshme dhe në përputhje, mbi të gjitha me Kushtetutën dhe ligjet e vendit tonë, por edhe në përputhje me ligjet ndërkombëtare dhe rekomandimet e Bashkimit Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës si partnerët tanë strategjikë, Shoqata bën thirrje për një zgjidhje të shpejtë të çështjes, mbi të gjitha për hir të ruajtjes së pavarësisë dhe integritetit të gjyqësorit në vend”, thuhet në deklaratën e Shoqatës, duke reaguar lidhur me vendosjen e gjykatësit Enver Bexheti në listën e zezë të Departamentit amerikan të Shtetit.
