Maqedoni
Parashikimi i motit
11.12.2024 09:06
Moti sot në Maqedoni do të jetë pjesërisht i vranët me periudha me diell...

Moti sot në Maqedoni do të jetë pjesërisht i vranët me periudha me diell. Në mëngjes do të ketë mjegull dhe vranësira të ulëta në disa lugina. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtime të ndryshme. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -2 deri në 4°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 6 deri në 14°C.
Në Shkup në mëngjes me mjegull dhe vranësira të ulëta, ndërsa gjatë ditës pjesërisht vranësira dhe e qetë. Temperatura minimale do të ulet në 3°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 10°C.
Nesër paradite do të ketë mjegull dhe vranësira të ulëta nëpër lugina. Gjatë ditës pjesërisht i vranët me periudha me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriut. Temperaturat ditore do të lëvizin nga 4 deri në 12°C.
