Maqedoni

Ligji për përdorimin e gjuhëve para kushtetueses

11.12.2024 10:37

Gjykata Kushtetuese pritet sot do shqyrtoj kushtetutshmërinë e disa dispozitave të Ligjit për përdorimin e gjuhëve...

Gjykata Kushtetuese pritet sot do shqyrtoj kushtetutshmërinë e disa dispozitave të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, me të cilin rregullohet edhe përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut. Në seancën e sotme pritet të miratohet vendimi nëse do të shfuqizohet plotësisht ligji, pjesërisht apo do të lejohet që të vazhdojë të përdoret siç është aktualisht. 
 
BDI në prag të seancës ka filluar “roje për gjuhën” me prezencë 24 orëshe para Gjykatës Kushtetuese ku thonë se qëndrojnë në “mbrojtje të Ligjit për gjuhët”. Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti në tubimin para Gjykatës Kushtetuese kërkoi nga gjykata që të hedh poshtë 13 iniciativat e iniciuara për kontestimin e dispozitave të Ligjit për përdorimin e gjuhëve.