Maqedoni
Ligji për gjuhët, me kërkesë të gjykatësit raportues do të përgatitet seancë përgatitore
11.12.2024 11:11
Gjykata Kushtetuese vendosi të ketë seancë përgatitore në të cilën, ekspertë profesorë...

Gjykata Kushtetuese vendosi të ketë seancë përgatitore në të cilën, ekspertë profesorë, por edhe parti politike do të marrin pjesë në debat, ku secili do të mund të paraqes argumentet e tij në lidhje me Ligjin për Gjuhët. Ky propozim kaloi me 5 vota pro dhe vetëm një kundër.
Seancën e braktisi gjykatësi Fatmir Skenderi. Në seancë munguan edhe dy gjykatësit shqiptarë, Osman Kadriu dhe Naser Ajdari.
