Maqedoni
Ahmeti para gjykatës kushtetuese: Të hidhen poshtë nismat për abrogimin e shqipes
11.12.2024 11:32
Kreu i BDI-së Ali Ahmeti, së bashku me liderët tjerë të Frontit Europian u mbodhën para Gjykatës Kushtetuese....

Kreu i BDI-së Ali Ahmeti, së bashku me liderët tjerë të Frontit Europian u mbodhën para Gjykatës Kushtetuese, për siç thonë “mbrojtje të gjuhës shqipe”. Kërkuan që gjykatësit kushtetues të mos marrin vendime të njëanshme dhe të ruhet bashkëjetesa dhe demokracia në vend, duke hedhur poshtë të trembëdhjetë iniciativat dhe të mbyllet ky kapitull.
“Ne nuk kërcënojmë asnjë, duam lirinë tonë, duam që dinjiteti ynë të mos na poshtërohet. Duam që mos të bëhet patriotizëm me çështje të ndjeshme dhe të bëhet fushatë me fjalor anti-shqiptar. I lus gjykatësit të mos marrin vendime të njëanshme dhe selektive, pasi nuk i bënë mirë demokracisë e as bashkëjetesës. Marrëdhëniet ndëretnike janë çelësi i stabilitetit”, tha mes tjerash Ahmeti.
