Maqedoni

Taravari për ligjin e gjuhëve: Përshëndes vendimin e Gjykatës Kushtetuese

11.12.2024 11:52

Kryetari i ASH-së Arben Taravari, ka reaguar në rrjetet sociale në lidhje me vendimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese...

Kryetari i ASH-së Arben Taravari, ka reaguar në rrjetet sociale në lidhje me vendimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese që për Ligjin për përdorimin e gjuhëve të ketë seancë përgatitore Taravari shkruan se “me këtë vendim, është treguar se shteti po ecën përpara”.
 
“Përshëndes vendimin e Gjykatës Kushtetuese që nuk e pezulluan gjuhën Shqipe, duke treguar se ky shtet po ecën përpara! Ju të tendës shfrytëzoni kohën për reformim, reflektim dhe lini tendat për cirk.”, theksoi Taravari.