Maqedoni

Grubi në listën e zezë amerikane, Ahmeti: Grubi vetë do të tërhiqet nga funksionet e partisë

11.12.2024 12:02

Pasi ish zëvendës kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi hyri në listën e zezë amerikane...

Pasi ish zëvendës kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi hyri në listën e zezë amerikane për korrupsion dhe ndikim në gjyqësor, lideri i partisë, Ali Ahmeti tha se Grubi do të tërhiqet nga të gjitha funksionet partiake në Bashkimin Demokratik për Integrim. 
 
“Nuk i kontestojmë vendimet e Departamentit të shtetit, z. Grubi e ka të drejtën e animimit, të bëjë procesin në drejtim të fakteve, sepse kjo e drejtë i njihet z. Grubit në vendimin e Departamentit të Shtetit dhe z Grubi nuk do as të dëmtojë subjektin e vet, familjen e vet, BDI-në, deri në momentin që ky proces të ketë epilog”, tha Ahmeti.
 
Ahmeti tutje tha se Grubi do ta ankiomojë këtë akuzë që i është bërë, por duke bërë me dije se Bashkimi Demokratik për Integrim e respekton çdo vendim të Departamentit Amerikan të Shtetit.