Rreth 300 ukrainas janë marrë peng në Donbas

02.05.2015 14:39

Rreth 300 ukrainas janë marrë pengë nga separatistët në Donbas, njoftoi TASS...

Rreth 300 ukrainas janë marrë pengë nga separatistët në Donbas, njoftoi TASS, duke iu referuar deklaratës së Jurij Tandit, udhëheqës i qendrës për bashkëpunim për lirimin e të burgosurve dhe pengjeve pranë Shërbimit të sigurisë në Ukrainë.

"Themi rreth 300, por shpresojmë se nuk janë më shumë, sepse ka edhe një numër të madh personash, të cilët konsiderohen të zhdukur,  të cilët ende i kërkojmë", tha Tandit.