Maqedoni
Eurointegrimet, Gashi: Duhet vullnet politik, Kuvendi është gati
11.12.2024 14:26
Maqedonia e Veriut nuk ndalet me realizimit të reformave që e shpijnë vendin drejt BE-së...

Maqedonia e Veriut nuk ndalet me realizimit të reformave që e shpijnë vendin drejt BE-së dhe në këtë drejtim procesi integrues nuk duhet të pengohet nga çështjet bilaterale, thotë kreu i kuvendit, Afrim Gashi. Sipas tij, trupi legjislativ është i gatshëm për të vazhduar procedurën e ndryshimeve kushtetuese por duhet vullnet politik.
“Kuvendi i Maqedonisë së Veriut është e gatshme ta fillojë procesin për ndryshimet kushtetuese të cilat momentalisht e mbajnë vendin peng të procesit integrues. Duhet patjetër një konsensus dhe vullnet politik që procesi të ec përpara, në pajtim me standardet evropiane, dhe kjo të mos pengohet nga çështjet bilaterale.”, tha kryetari i parlamentit Afrim Gashi.
Milloshovski: BE-ja të jetë më e qartë me ne
Komisioni për Eurointegrime kërkon nga BE-ja që të jetë më e qartë ndaj kërkesave të vendit tonë, gjersa nga Këshilli Nacional janë të vetëdijshëm se integrimi ka mbetur te porta e aktit më të lartë juridik të shtetit.
“Në të ardhmen ndoshta BE-ja përveç anëtarësimit të plotë, do të mund të ofrojë edhe anëtarësim të caktuar asociativ si zëvenndësim për anëtarësim të plotë, respektivisht anëtarësim të vendeve kandidate në etapa.”, tha kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, Antonio Milloshovski.
Filipçe: Integrimi kalon nëpër kushtetutë
“Të bëhen ndryshimet kushtetuese, për çka mendoj se gjithçka tjetër është kohë e humbur e panevojshme.”, tha kryetari i Këshillit Nacional për Euro-Integrime, Venko Filipçe.
Muretezani: Mbetemi peng i bllokimit politik
Edhe nga ekzekutivi me mendimin se procesi eurointegrues ka ngecur nga aspekti politik. Orhan Munrtezani drejtues i resorit thotë se aspekti Teknik po ec sipas parashikimeve.
“Fakti që ne kemi kusht ose bllokadë nga Bullgaria, nuk do të thotë se procesi nuk lëviz. Teknikisht dhe në aspektin profesional procesi lëviz, derisa politikisht do të vazhdojë të mbetet i bllokuar derisa nuk gjejmë zgjidhje për të mos u bllokuar sërish.”, tha ministri i jashtëm Orhan Murtezani.
Lajçak: Mos humbni kohë, i dini kushtet
E ndërkohë diplomatët e jashtëm përkujtojnë se dritarja e mundësisë e BE-së për ne është hapur tani. Vëndojnë theksin edhe në relizimin e reformave.
“Mos e lëshoni këtë mundësi dhe mos rrezikoni të mbeteni prapa, sepse mundësitë tani janë këtu dhe mund të humben. Pra, është çështje urgjente për ju.”, tha përfaqësuesi special i BE-së Mirosllav Lajçak.
Ambasadorja e Holandës nënvizoi mes tjerash edhe sundimin e së drejtës si shtyllë që çon para procesin eurointegrues dhe e bën shtetin të suksesshëm si dhe përmirëson shoqërinë e vendit.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
