DIGJET NJË BANESË NË ÇAIR

Humb jetën 9 vjeçarja Lina Gojani

02.05.2015 15:06

Zjarri që ka shpërthyer mbrëmë rreth orës 12 në banesën e familjes Gojani në Cair të Shkupit mori jetën e vajzës 9 vjeçare Lina Gojani...

Lajmi ka tronditur jo veç famijarët por të gjithë që kanë dëgjuar dhe në mënyra të ndryshme janë munduar të ndihmojnë.Dëshmitarët okularë thonë se zjarri ishtë me intenzitet shumë të madh dhe pas shumë tentimevë për shpëtim ishte e kotë.

Në tentimin për të shpëtuar vajzen, babai i saj ka marrë plagë të thella nga djegja në duar dhe fytyrë ndërsa kanë arritur të shpëtojnë dy fëmijës tjerë vëllau katër vjeçarë dhe motra katër muajshe.Lina mësontë në shkollën fillore Petar Zdravkovski Penko dhe ishtë në klasën e tretë.

“Kur u përgaditëm për në gjumë u ndëgjuan bërtitmat jasht të dalim se është shkaktuar zjarr në banesë. Kur u afrova te dera nuk ke çka sheh nuk shihet asgjë nga tymi e flaka, kështu që smundem të dalin prej banesave kanë mbetur njerëzit të bllokuar brenda ,mirëpo përshkak se kati përdhes kemi zbrit prej ballkonit kemi dal jasht port të tjerët kanë mbetur në banesë, dëgjoheshi bërtitma ,tmerr, nuk kishin ka me zbrit. Ajo vajza është djegur krejtësisht , siç treguan zjarrëfiksat mbrëmë, skan tentu as ta prekin se pa qenë nga gjykatat nuk kanë guxuar të prekin. Kanë qenë brenda baba nëna edhe tre fëmijët kështu që vajza është djeg ndërsa dy fëmijët i kanë shpëtuar” – tha fqiu, Nexhat Hasa.

Nga spitali i qytetit thonë se gjendja e dy perosnave që janë marrë me plag mbrëmë është stabilizuar dhe janë jasht rrezikut për jetë.Babai i Linës ka marrë plagë të rënda nga djegja dhe është operuar.

“Dy meshkuj, 51 vjeçari me djegje në pëllëmbën e majtë dhe në fyturë me djegje të shkallës së thellë,plagët janë mjekuar, pacienti është me parametra normale për jetë dhe edhe më tej do të vazhdojë kurimin në repart,ndërsa i dyti 40 vjeçarë është me të djegura  të shkallës së thellë në të dy pëllëmbat dhe në fytyrë. Në sallën e operacionit janë përpunuar plagët dhe pacienti është me parametra të rregullta jete dhe do të vazhdojë kurimin në repart pra që të dy janë jasht rrezikut për jetë” – tha Mare Stevkovska nga Spitali i qytetit.

Dëshmitarët okularë por dhe fqinjët në afërsi thonë se edhe kohë më parë ka shpërthyer zjarr po në këtë ndërtesë, për çka dyshojnë për instalime të dobëta elektrike që mund të jenë shkaktarë edhe në këtë rast.

Policia ka kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes për të zbuluar arsyen e shpërthimit të Zjarrit.

“Nga ana e Sektorit për punë të brendshmë në Shkup është dalur në vendngjarje janë kryer ekspertizat dhe është marrë material është dorëzuar në ekspertizë dhe punohet në zbardhjen e tërësishme” – tha zëdhënësja e SPB Shkup, Liza Bendevska.

Deputeti Artan Grubi dhe Ministri i Ekonomisë Bekim Neziri vizituan familjen Gojani për të ngushëlluar dhe shprehur gadishmëri për ndihmë. (Florije Kamberi, TVM2)