Maqedoni
Ndihmë juridike falas, janë shqyrtuar 6 lëndë për viktimat e dhunës
11.12.2024 16:11
Ndihmë juridike falas, informim falas për ndihmë juridike janë disa nga thirjet...

Ndihmë juridike falas, informim falas për ndihmë juridike janë disa nga thirjet që bën ministria e drejtësisë në bashkëpunim me Këshillin e Evropës me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut dhe Ditës Evropiane të Drejtësisë.
Ministri i drejtësisë Igor Fillkov theksoi se komisioni i ngritur për të qenë më afër qytetarëve veçmë po procesuon gjashtë lëndë. Sipas Fillkov vetëm duke u siguruar të gjithë qytetarëve qasje efikase në drejtësi do të mund të sigurojmë shoqëri të drejtë e cila respekton lirinë dhe barazinë e të gjithëve.
“Do të përmendja ligjin për kompensim në të holla për viktimat e veprave penale të dhunës, me qëllim që të jepet mbështetje viktimave, përfshirë këtu edhe viktimat e tregëtisë me njerëz. Në tetor hapëm zyrën e komisionit dhe krijuam të gjitha parakushtet për funksionim pa pengesa. Komisioni punon pa ndërprerë dhe në mënyrë efikase, me çrast ka vepruar edhe ndaj gjashtë lëndëve”, u shpreh ministri i drejtësisë Igor Fillkov.
Projekti për drejtësi për të gjithë ka marrë edhe dimension artistik për të ngritur vetëdijen e qytetarëve për të mos rreshtur së kërkuari përkrahje institucionale.
Me garën në piktura dhe fotografi, artistët kanë dhënë mesazhe të fuqishme për të stopuar padrejtësinë dhe siguruar drejtësi për të gjithë.
MERAL ISMAILI
