Maqedoni

Ligji për ndërtim, propozohet miratim me procedurë të shpejtë

11.12.2024 16:29

Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Ndërtim...

Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Ndërtim, i propozuar nga deputetët e VMRO-DPMNE-së me procedurë të shpejtë, u gjend para deputetëve në seancë e dytë plenare të Qeverisë. Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Bojan Stojanovski, sqaroi se miratimi i ligjit me procedurë të shpejtë propozohet për shkak të ri-organizimit të institucioneve. 
 
“Me këtë ndryshim të këtij ligji kemi dashur të krijojmë mundësi për implementimin dhe ndërtimin e disa resurseve për prodhimin alternativ të energjisë elektrike. Praktikisht deshëm të vijmë në situatë që këtë proces ta shkurtojmë”, u shpreh deputeti Bojan Stojanovski.
 
Ndaj miratimit të ligjit me procedurë të shpejtë reagoi deputeti i Frontit Evropian, Sali Murat. 
 
“Si deputet ndjej për obligim të shpreh shqetësim serioz për përmbajtjen dhe mënyrën e miratimit të këtyre ndryshimeve. Mungesat esenciale në arsyetimin e propozim-ligjit janë të dukshme dhe shqetësuese. Mungon analiza themelore e gjendjes që duhet të rregullohet, ndërsa arsyet e miratimit të ndryshimeve ligjore janë sipërfaqësore dhe të paarsyetuara mjaftueshëm. Sidomos shqetëson mungesa e analizës së implikimeve nga ndryshimi i kompetencave, si dhe kërkesa e paarsyeshme për miratim me procedurë të përshpejtuar”, theksoi deputeti i Frontit Evropian, Sali Murat.
 
Për shkak të mungesës së 61 deputetëve në sallën kuvendore votimi nuk u realizua. 
 
FITORE DEMOLLI