Botë

Zgjedhjet e majit në Shqipëri, ndërkombëtarët me apel për fshehtësinë e votës

11.12.2024 16:47

5 muaj nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare më 11 maj 2025...

5 muaj nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare më 11 maj 2025, ndërkombëtarët vijojnë të përsërisin apelin për garantuar fshehtësinë e votës dhe për të shmangur presioni ndaj zgjedhësve.
 
Shqetësimet për fenomene të tilla, OSBE/ODIHR i ka shënuar në raportet e tij të fundit, por politika shqiptare nuk ka gjetur zgjidhje.
 
“Çdo qytetar të shprehë lirisht zgjedhjen e tij pa frikë nga shtrëngimi apo hakmarrja, mbetet thelbësor për integritetin e zgjedhjeve dhe ligjshmërinë e institucioneve që dalin prej tyre. Fshehtësia e votimit, konsiderohet një nga aspektet e rëndësishme të lirisë së zgjedhësve se siguron mbrojtjen e tyre nga presionet që mund të përballen nëse të tjerët mësojnë si kanë votuar. Presioni i dekurajon zgjedhësit të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar lirisht dhe pa frikë”, u shpreh Ambasadori i OSBE-së, Michel Tarran.
 
Edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përsëriti të njëjtat mesazhe në një sallë ku partitë, sërish mungonin.
 
“Partitë janë të ndara në këtë aspekt, ndaj është e vështirë të kuptohet realisht sa është ky problem, por për sa kohë kemi pranuar arbitër në monitorim, do të duhet të pranojmë gjetjet e tyre se kemi një problem në këtë aspekt”, theksoi komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi.
 
 Raporti i fundit i ODIHR, për zgjedhjet e vitit 2023 tha se në Shqipëri procesi ndikohen negativisht nga problemet teknike dhe procedurale për votimet në grup, tensionet, presionet ndaj zgjedhësve brenda dhe jashtë qendrës së votimit.
 
LULJETA NDOKA