Botë
Pengohet subvencionimi i bujqve në luginë, reagime nga Kosova dhe zyrtarët në luginë
11.12.2024 17:05
Qeveria e Republikës së Kosovës dënon ashpër përpjekjet e autoriteteve serbe...

Qeveria e Republikës së Kosovës dënon ashpër përpjekjet e autoriteteve serbe për të ndaluar donacionin e dedikuar për subvencionimin e bujqëve shqiptarë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
Zëvendës kryemisnirtri Besnik Bislimi në një postim në rrjetet sociale ka theksuar se ky donacion, i inicuar me kërkesë të Këshillit Kombëtar Shqiptar, synon të përmirësojë jetën e komunitetit shqiptar dhe të mbështesë zhvillimin ekonomik të rajonit duke patur parasysh që edhe më tej komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës janë ndër komunat më të pazhvilluara në Serbi, ndër më të varfërat me papunësi të lartë e veçanërisht tek të rinjtë.
“Më 26 tetor 2024, Këshilli Kombëtar Shqiptar shpalli thirrjen publike për bujqit, duke pranuar mbi 1,178 aplikime. Ndërkohë, Ministria e Serbisë për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave dhe Dialog Social, ka ndërhyrë për të bllokuar këtë proces, duke kërkuar anulimin e vendimit për thirrjen publike. Pikërisht më 10 dhjetor, në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë i është mbivendosur privimi nga mundësia e ndihmës nga Republika e Kosovës”, thekson Bislimi.
Ai ka ftuar BE-në, OSBE-në, shtetet e Kuint-it dhe organizatat e tjera ndërkombëtare të monitorojnë këtë situatë dhe të veprojnë për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
Edhe kryetarja e Preshevës Ardita Sinani, e ka quajtur diskriminim të shqiptarëve dhe padrejtësi ndaj fermerëve të Luginës, vendimin e Ministrisë serbe për të penguar subvencionimin e fermerëve shqiptarë nga Fondi i Republikës së Kosovës.
“Ndihma për fermerët tanë nuk është vetëm një e drejtë legjitime, por edhe një nevojë urgjente për të garantuar një të ardhme më të mirë për popullatën tonë. Përpjekjet për ta penguar këtë ndihmë janë pjesë e një politike më të gjerë të diskriminimit dhe margjinalizimit të shqiptarëve në këtë rajon”, thkson krytarja e Preshevës Ardita Sinani.
Megjithate ajo thekson se do të vazhdojë të punojmë së bashku me Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe partnerët ndërkombëtarë për të adresuar këtë padrejtësi dhe për të garantuar që të drejtat e shqiptarëve në Luginë të respektohen.
GYLTENE SINANI
