Është koha për “sfidën e shekullit” në boks

02.05.2015 15:28

Sfida e cila me padurim pritet vite e vite me rradhë nga ana e tifozëve në botë, dueli më i shtrenjtë në historinë e boksit profesional mes Manny Pacquiao dhe Floyd Mayweather është në program sonte...

Mayweather dhe Pacquiao janë boksierët më kualitativ dhe më të fortë në botën e boksit për momentin, ndërsa për këtë meç ka kohë që përflitet dhe më në fund do të ndodh. 37-vjeçari Mayweather, në bast ka vendosur për këtë sfidë dy titujt në Ëalter kategorinë në WBC dhe WBA versionet, ndërsa Pacquiao do të mbroj titullin në versionin WBO.

Sipas bastoreve botërore favorit është Mayweather me kutoën prej 1.50, pasiqë ai akoma nuk ka shijuar humbje në karrierën e tij profesioniste. Pacquiao nga ana tjetër në 57 sfida ka 5 humbje dhe dy barazime.

Ky duel me peshë prej 300 milionë dollar amerikan, konsiderohet si dueli më i shtrenjtë në historinë e boksit profesionist. Një kuriozitet mjaft interesant është që të dy boksierët janë tifoz të Manchester United. Kuriozitet tjetër paraqet fakti që ballafaqimi mes Floyd Mayweather dhe Manny Pacquiao, është më i shtrenjtë se komplet Liga e Kampionëve në futboll.

Ndryshe, “sfida e shekullit", siç është quajtur prej më parë ballafaqimi mes Mayweather dhe Pacquiao, do të zhvillohet MGM Grand Garden Arena të Las Vegasit dhe pritet të nis dikur rreth orës 03.00 pas mesnatës, sipas kohës lokale në vendin tonë.