Hauksat në gjysëmfinale të Lindjes me 4-2
Basketbollistët e Atlantës deklasuan Bruklinin në cilësinë e mysafirit me 111:87 dhe me rezultat prej 4-2 në fitore, u plasuan në gjysëmfinalen e Konferencës së Lindjes...

Hauksat, në këtë ndeshje dëshmuan pse ishin më të mirët në Lindje gjatë sezonit të rregullt, duke deklasuar pa vështirsi kundërshtarin dhe duke u përfituar me të drejtën që në raundin e ardhshëm, të luajnë kundër Uashingtonit.
Ekipin nga Gjeorgjia në këtë sfidë e udhëhoqi Pol Milsap, me 25 pikë, nëntë kërcime e gjashtë asiste.
Ai u ndihmua nga Al Horford me 18 pikë, ndërsa vendasve nuk u mjaftuan 19 poenat e Bruk Lopezit. Pas kësaj serie, Atlanta, ndeshjen e parë të serisë kundër Uashingtonit, do ta luaj qysh të dielën, në parket nikoqir. Të kujtojmë që kryeqytetasit në raundin e parë eliminuan Toronton me 4-0.(Mustafa Ademi, TVM2)