Abdurahimi i kthehet golave pas shtatë muajsh
Reprezentuesi I Maqedonisë Besart Abdurahimi ishte një nga golashënuesit në ndeshjen efikase mes ekipeve të Vesterlos dhe Lokerenit, të cilën në fund me 4-3 e humbi skuadra e futbollistit tonë...

Abdurahimi, në takimin në fjalë luajti nga minuta e 31-të, kur gjatë dizavantazhit prej 2-0, zëvendësoi kolegun e tij Patosi.
Në minutën e 76-të të takimit, Lokereni humbte me 4-2 dhe në skenë doli Abdurahimi, I cili nga një distancë e largët, pak edhe me ndihmë të fatit, mposhti portierin vendas Cordier, duke shënuar golin e parë në kampionat, pas një pauze prej shtatë muajsh.
Pas këtij goli, rezultati nuk ndryshoi deri në fund, me ç`rast fitores dhe tri pikëve iu gëzua Vesterlo.
Kjo ndeshje ishte e vlefshme për grupin e play off`it në kampionatin belg dhe edhe përkundër kësaj disfate, skuadra e Abdurahimit, mbetet me gjasa reale për të dalur në Evropë, pasi një ndeshje para mbylljes të garimit të katër ekipeve, është e para me dhjetë pikë, një më shumë se Mouscron.
Takimin e fundit dhe me të vlefshëm të sezonit, Abdurahimi dhe shokët e luajnë fundjavën e ardhshme, në shtëpi ndaj Ostendes. (Mustafa Ademi, TVM2)
