Botë

Tragjedi në Itali, shqiptari humb jetën në vendin e punës, një tjetër në gjendje të rëndë

12.12.2024 11:55

Një aksident i rëndë ka ndodhur në provincën e Frosinones në Itali...

Një aksident i rëndë ka ndodhur në provincën e Frosinones në Itali. Një 53-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në vendin e punës. Ndërsa një 31-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë.
 
Viktima është identifikuar si Lulzim Buci.
 
Sipas një rikonstruksioni fillestar, ndërsa punëtorët po punonin, struktura e betonit të çatisë u shemb.
 
Dy punëtorët, Buci dhe 31-vjeçari u rrëzuan nga një lartësi prej rreth 6 metrash.
 
Fatkeqësisht 53-vjeçari humbi jetën, ndërsa i riu, u dërgua në spital në gjendje të rëndë.
 
Policia italiane po kryen hetime për të zbardhur shkaqet e shembjes së strukturës së betonit.