Maqedoni
Kuvendi i BNJVL-së diskutoi mangësitë e ligjit për pushtet lokal
12.12.2024 14:14
Buxheti, plani aksionar i BNJVL-së për vitin 2025, Policia Komunale dhe Ligji për Pushtet Lokal ishin temat e Kuvendit...

Buxheti, plani aksionar i BNJVL-së për vitin 2025, Policia Komunale dhe Ligji për Pushtet Lokal ishin temat e Kuvendit të përgjithshëm të Bashkësisë së Njësive të Vetëqeverisjes Lokale – BNJVL. Sipas Kryetarit të BNJVL-së, njëherit edhe Kryetar, Orce Gjorgjievski, Ligji për Pushtet Lokal i cili parasheh që qytetarët të kenë të drejtë kur të duan ta marrin mandatin e Kryetarit të Komunës është një nga risitë, që e bënë Kryetarin e secilës Komunë të jetë i përgjegjshëm për çdo ditë të punës, dhe jo ti krijon atij komoditet, dhe të punon në bazë të tekeve të tij.
“Ne jemi të vetëdijshëm se më këtë fuqia e Kryetarëve të Komunave kthehet prap në duart e qytetarëve, dhe ashtu duhet të jetë. Tani kemi raste ku Komuna e caktuar nuk është funksionale, dhe kemi akoma ato kryetar, ndërsa me këto ndryshime, secili Kryetar duhet ta ketë të qartë se ashtu siç e ka marrë pushtetin, atë mund ta humbë çdo ditë të mandatit të tij. Gjendja tani ishte alarmante në Qytetin e Shkupit, dhe pikërisht nga ky mos funksionim, doli edhe ideja, që ti merret mandati edhe para mbarimit.”, tha kryetari i BNJVL-së, Orce Gjorgjievski.
BNJVL paralajmëron formimin e policisë komunale
Gjorgjievski poashtu u shpreh se tashmë e ka përgatitur projektligjin për policinë komunale dhe në periudhën e ardhshme do të bisedojë me ministrin e punëve të brendshme, Pançe Toshkovski, për ti hekurosur edhe ato pak dallime që i kanë.
“Sa i përket policisë Komunale, tanimë kemi të hartuar një propozim ligj. Besoj se në një të ardhme të afërt do të miratohet një zgjidhje e tillë ligjore. Kemi iniciuar ndryshimin e gjobave për sa i përket deponime, të cilat aktualisht variojnë nga 50 deri në 200 euro. Kërkojmë që gjoba minimale për krijuesit e deponive ilegale të jetë nga 4000 deri në 6000 euro dhe të ketë mundësi që shërbimet nëpër komuna ta konfiskojnë automjetin, i cili më pas do t'i dorëzohet Ministrisë së Punëve të Brendshme.”, tha Gjorgjievski.
Në Kuvend poashtu u diskutua edhe për zhvillimin e metodologjive të reja për shpërndarjen e mjeteve nga bllok donacionet, zgjidhjen e sfidave me financimin e njësive të mbrojtjes nga zjarri, zbatimi i menjëhershëm i formulës së re të propozuar për ndarjen e mjeteve për arsimin fillor, si dhe për thellimin e decentralizimit në fushën e mbrojtjes sociale.
FITIM KRYEZIU
