Botë

Rasti "Aditiv", VMRO: LSD nuk distancohet nga të dyshuarit

12.12.2024 14:47

VMRO-DPMNE vlerëson se LSDM-ja nuk është distancuar nga krimi në REK Manastir dhe nga ish-drejtori i EMV-së, Vasko Kovaçevski....

VMRO-DPMNE vlerëson se LSDM-ja nuk është distancuar nga krimi në REK Manastir dhe nga ish-drejtori i EMV-së, Vasko Kovaçevski. Sipas partisë në pushtet, “përveç njoftimit të zbehtë, nuk kanë hasur deklarim nga partia që të distancohet nga ish-drejtuesit e saj në sektorin e energjisë”.
 
"Këto ditë opinioni maqedonas ishte dëshmitar i daljes në sipërfaqe të skemave kriminale korruptive të LSD-së në sektorin e energjetikës. Institucionet kompetente zbuluan krim në vlerë prej 6.5 milionë euro në termocentralet maqedonase nën udhëheqjen e kuadrove të LSD-së, si Vasko Kovaçevski. Për shtatë vjet, termocentrali REK Manastir, nën udhëheqjen e LSD-së dhe Vasko Kovaçevskit, ishte i shkatërruar. Tenderët e errët në REK Manastir, përmes të cilëve pompoheshin miliona, rezultuan me shtrenjtim të energjisë elektrike për qytetarët. Por LSD nuk distancohet nga persona dhe vepra të tilla kriminale.”, thonë nga VMRO-DPMNE.
 
LSDM: Presim institucionet të hetojnë rastin
 
Bogdanka Kzevska nga LSDM, nuk u përgjigj nëse pas këtij aksioni për keqpërdorim financiarë të ish funksionarëve të LSDM-së, ata do t’i distancojnë nga partia.
 
“Jo vetëm në këtë rast por edhe në çdo rast tjetër duhet të respektohet prezumimi i pafajësisë. Prej këtu siç kumtuam dje, presim që institucionet të bëjnë hetim objektiv, profesional dhe të pavarur deri në zbardhjen e tërësishme të rastit.”, tha Bogdanka Kuzevska nga LSDM
 
Të mëkurën, Gjykata Penale në Shkup caktoi masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj ish-drejtorit të SH.A" ESM-së "Vasko Stefanov dhe shtatë personave të tjerë të dyshuar për krime në vlerë prej 6,5 milionë euro në aksionin “Aditiv”. Ndaj 13 të dyshuarve të tjerë u shqiptuan masa kujdesi, marrje e dokumenteve të udhëtimit dhe paraqitje në gjykatë. Për një të dyshuar duke marrë parasysh moshën dhe veprimet e kryera, i ka caktuar masën arrest shtëpiak. Ndërkohë i dyshuari Vasko Kovaçevski është në arrati. Ministri Pançe Toshkovski nuk ka informuar se në cilin shtet ndodhet, por thotë se po punohet për gjetjen dhe kthimin e tij në vend.
 
FLORIJE BELULI KAMBERI