Pesë persona kanë humbur jetën në Kuinslend
02.05.2015 16:17
Pesë persona kanë humbur jetën në motin e lig në Australinë verilindore, të cilën kryeministrja e shtetit Kuinslend, Anastasia Palasçuk sot e përshkroi si "përmbytje të jashtëzakonshme"...

Ajo konfirmoi se mbrëmë kanë pësuar tre persona, ndërsa policia theksoi se janë regjistruar edhe dy raste të vdekjes.
Në këtë rajon kanë reshur 277 milimetra shi në metër katror.
Policia kumtoi se rastet e vdekjes janë rezultat i tre aksidenteve.
Ministrja e Situatave të Jashtëzakonshme, Zho-En Miler kumtoi se autoritetet kanë pranuar rreth 4.000 thirrje për ndihmë në afat prej pesë orëve.
