Maqedoni
MPJ, 30 vjet marrëdhënie diplomatike me UNHCR-në
12.12.2024 15:09
Maqedonia e Veriut shënoi 30 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike me UNHCR-në...

Maqedonia e Veriut shënoi 30 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike me UNHCR-në e dhe bashkë me këtë dëshmoi strehim të mijërave refugjatëve dhe emigrantëve tranzit, duke iu mundësuar edhe kushte elementare për jetesë gjatë qëndrimit të tyre në vendin tonë, tha ministri i jashtëm Mucunski në këtë shënim përvjetori diplomatik.
“Kemi qenë të kyçur në mënyrë aktive në përkrahjen e migrantëve dhe të zhvendosurve përmes ndërtimit të sistemit të azilit, nëpërmjet krijimit të programeve për integrim, qasje në shërbimet bazë, si: arsim, mbrojtje shëndetësore.”, u shpreh ministri i jashtëm Timço Mucunski.
Drejtori rajonal i UNHCR-së për Evropë me fjalë miradije ndaj vendit tonë në ballafaqimin e tij me refugjatët.
“UNHCR t’i përkrah vendet që janë nikoqir të migrantëve, siç pamë në vendin tuaj në kohën e luftës së Bosnjës, kur refugjatët nga Bosnja dhe Hercegovina dhe nga Kroacia u pranuan në këtë vend. Poashtu kur ndodhi edhe kriza e Kosovës kur pothuaj rreth 1 milion shtetas kosovarë erdhën këtu dhe ju u ofruat mbrojtje të përkohshme.”, tha drejtori rajonal i UNHCR-së për Evropë, Filip Lekler.
Kreu i shtetit dhe ambasadorja amerikane me video -paraqitje për nder të jubileut të marrëdhënieve më UNHCR-në.
“Koha bashkëkohore e luftës dhe polarizimit të skajshëm në rrugën e paqes varet nga angazhimi kolektiv dhe lidershipi. Le t’i japim shansë paqes.”, tha presidentja e shtetit Gordana Siljanovska Davkova.
“Gjatë këtyre tri dekadave, ky mision ka luajtur një rol të rëndësishëm në ruajtjen dhe përmirësimin e kushteve për refugjatët dhe personat pa qetësi, duke kontribuar në krijimin e një sistemi bashkëkohor të azilit.”, tha kryetari i parlamentit Afrim Gashi.
“Sot sfidat e agjencive të refugjatëve janë enorm. Sot rreth 100 milionë njerëz në mbarë botën janë detyruar t’i lënë shtëpitë e tyre për shkak dhunës dhe persekutimit... Njerëzit e Maqedonisë së Veriut kanë treguar dhembshuri në 33 vjetët e tyre në pavarësi.”, tha ambasadorja e SHBA-së në vend Angela Ageler.
Në Maqedoniën e Veriut gjendet shpresa për jetë tha një refugjat nga Afganistani.
“Të jesh refugjat është e rëndë. Të kërkosh ndihmë dhe të gjesh ndihmën është mirë. Faleminderit UNHCR-së që është këtu.”, tha refugjati nga Afganistani, Hazrat Omar Khail.
Për përmirësimin e kushteve të refugjatëve MPJ-ja paralajmëron angazhimin e mëtejshëm institucional.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
