Gjykata Kushtetuese, anulimi i seancës për “gjuhën shqipe”, BDI: Kostadinovski të jep dorëheqje

12.12.2024 15:23

Përderisa, Gjykata Kushtetuese për gjuhën shqipe...

Përderisa, Gjykata Kushtetuese për gjuhën shqipe do të konsultohet me ekspertë të fushës, prëmes një seance përgaditore, reagimet e partive politike në këtë temë nuk kanë të ndalur.

BDI ka kërkuar dorëheqjen e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski, pas një deklarate që ata e cilësojnë si skandaloze dhe të papranueshme.

“I pyetur nga një gazetar për mungesën e gjuhës shqipe në tabelën prapa tij, pavarësisht faktit se ligji mbi përdorimin e gjuhëve është në fuqi, Kryetari deklaroi se "e di që ligji është në fuqi, por mua nuk më pëlqen". Një deklaratë e tillë është skandaloze dhe krejtësisht e papranueshme! Një person që hapur shpreh mospëlqim ndaj ligjeve në fuqi dhe që zbaton standarde të dyfishta në një pozitë kaq të rëndësishme si Kryetar i Gjykatës Kushtetuese, nuk mund të jetë i denjë për të vazhduar detyrën.”, theksojnë nga BDI.

VLEN: Dorëheqjet të fillojnë nga BDI

Megjithatë nga VLEN theksojnë se nëse dikush duhet të jep dorëheqje, ajo është udhëheqsia e BDI-së.

“BDI duhet të kërkojë fillimisht nga anëtarët e partisë së vet, kryetarit të partisë, nënkryetarëve të partisë, e pastaj kështu me rradhë” – tha Bashkim Hasani nga VLEN.

Përndryshe lënda për “Përdorimin e Ligjit të Gjuhëve”, e cila është formuar nga 13 iniciativa të dhjetëra qytetarëve, profesorëve dhe partive maqedonase, ishte mbajtur për 5 vite me radhë në sirtar.

Dorëzuesit e iniciativave kontestojnë tërë ligjin, përveç paragrafit 1 të nenit 1 që thotë se “gjuha maqedonase është gjuhë zyrtare”. (Ersan Pajaziti, TVM2)