Lista e zezë, Artan Grubi tërhiqet nga politika
Ish zëvendës kryeministri Artan Grubi...

Ish zëvendës kryeministri Artan Grubi tërhiqet nga politika, duke shfajësuar veten nga gjitha akuzat e ngritura për përfshirje në korrupsion duke përfunduar në listën e zezë amerikane.
Grubi vendimin e ka shpërndarë në rrejet sociale, ndërkaq paraprakisht ka njoftuar liderin e partisë, Ali Ahmeti.
“Jam i pastër si loti, por me synimin për të zbardhur të vërtetën, të cilën shumë prej jush e shoh që tashmë e dini, dhe për të mos qenë barrë politike, kam vendosur që të tërhiqem nga jeta publike dhe për këtë e kam njoftuar kryetarin Ahmeti që ditën e parë. Ky është një vendim i vështirë, por i nevojshëm për të kursyer familjen dhe ruajtur integritetin tim personal dhe politik, si dhe për të mbështetur vazhdimësinë e punës dhe përkushtimit të liderit tonë, Ali Ahmeti”, shkruan Grubi në rrjetin social facebook.
VLEN: Kur BDI do të reformohet?
Por nga koaliconi VLEN thonë se e dijmë se sa i pastër është Artan Grubi, duke kritikuar edhe Ahmetin, i cili ditë më parë i doli në mbrojtje.
Nga koalicioni VLEN kërkojnë të dijnë se kur BDI do të reflektojë dhe reformohet.
“Edhe sa mesazhe të tjera duhet të japë SHBA që kjo parti të kuptojë se ka nevojë urgjente për reforma të thella programore dhe kadrovike. Antarët e ndershëm të BDI-së duhet të ngrihen, të vendosin tenda në Reçicë të Vogël dhe të kërkojnë çlirimin e partisë nga hijet dhe bedelat e korruptuar. Vetëm kështu mund të shpëtohet ajo që ka mbetur nga kjo parti.” – tha Bashkim Asani nga Koalicioni VLEN.
VMRO-DPMNE: Llogari nga Grubi por edhe Ahmeti
Nga VMRO–DPMNE thonë se nuk mjafton që Grubi të ik nga politika, por të kthejë paratë për të cilat dyshohet. Përgjegjësi kërkojnë edhe nga Ahmeti.
“Nuk është e mundur që Artan Grubi të dyshohet për krim, ndërkaq Ali Ahmeti të jetë i ndershëm. Edhe Ahmeti duhet të jep llogari për gjithçka që i’u ka bërë qytetarëve. Shqiptarët i keqpërdori, u pasurua në kurrizin e tyre, por edhe të maqedonasve së bashku me LSDM-në duke i vjedhur. Beteja e BDI-së dhe LSDM-së është shpëtimi i kriminelëve, sikurse Artan Grubi, andaj krijojnë atmosferë të tensioneve etnike.” – u shpreh Brane Petrushevski nga VMRO-DPMNE.
Përpos Artan Grubit ndalesë për hyrje në SHBA, iu shqiptua edhe gjykatësit Enver Bexheti, për përshirje në korrupsion, gjegjësisht marrje të rryshfetit për lëndët gjyqësore të ngritura kundër ish drejtorit të DSK-së Sasho Mijallkov. (Meral Ismaili, TVM2)
