Kuvend, votohet ligji për realizimin e buxhetit 2025
Kuvendi sot me 61 vota “për” e votoi Ligjin për Realizimin e Buxhetit...

Kuvendi sot me 61 vota “për” e votoi Ligjin për Realizimin e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2025, me procedurë të shkurtër, pas miratimit të Buxhetit në mbledhjen më 10 dhjetor.
Me Ligjin përcaktohen mënyrat dhe kushtet për realizimin e Buxhetit për vitin vijues fiskal. Edhe me këtë ligj vendoset detyrim për realizim të 15 për qind të shpenzimeve kapitale në tremujorin e parë, prej 40 për qind në tremujorin e dytë, 65 për qind në tremujorin e tretë dhe 70 për qind në tremujorin e katërt, me përjashtim të Programit – Integrimi në BE dhe nënprogramet Integrimi në NATO dhe Projekte infrastrukturore në komuna.
Me Buxhetin për vitin 2025 të ardhurat e përgjithshme janë planifikuar në nivel prej 358,8, ndërsa shpenzimet në nivel prej 400,2 miliardë denarë.
Deficiti i buxhetit është projektuar në vlerë absolute prej 41.350 milionë denarë, gjegjësisht në 4 për qind të PBB-së, ndërsa rritja e planifikuar e ekonomisë është 3,7 për qind. Inflacioni pritet të ulet në 2,2 për qind.
