Policia Financiare, kallëzim penal për 3 persona fizik dhe 2 juridik

12.12.2024 16:56

Drejtoria e Policisë Financiare, në Prokurorinë Themelore Publike në Shkup...

Drejtoria e Policisë Financiare, në Prokurorinë Themelore Publike në Shkup, ka parashtruar kallëzim penal kundër tre personave fizik dhe dy personave juridik, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprave penale, Mashtrim tatimor, Evazion fiskal dhe Bashkëekzekutim.

“I denoncuari i parë Z.A. në cilësinë e menaxherit të personit juridik të dytë të paraqitur Shoqëria për prodhim, tregti dhe shërbime “TRITEROL PETROL” - DOOEL Shkup, në prill dhe maj 2023 me qëllim të përfitimit pasuror të kundërligjshëm ka përgatitur fatura me përmbajtje të rrejshme në vlerë të përgjithshme prej 31milion e 599 mijë e 220 denarë, me shumën e llogaritur të TVSH-së në masën e llogaritur 18% në shumën prej 4 milion e 820 mijë e 220 denarë, për blerjen e pretenduar të mallrave dhe shërbimeve nga personi juridik Shoqëria për tregti dhe shërbime “INO KOM” - DOOEL Shkup, i ka regjistruar në kontabilitet dhe i ka deklaruar në deklarata të obligueshme të TVSH-së, me çka ka deklaruar shumë më të lartë të TVSH-së hyrëse, që është në kundërshtim me Ligjin për TVSH, me këto fatura me përmbajtje të rrejshme, personit juridik të dytë të raportuar “TRITEROL PETROL” - DOOEL Shkup, në bazë të TVSH-së për muajin e katërt dhe të pestë të vitit 2023 në mënyrë të kundërligjshme ia ka ulur detyrimin tatimor në vlerë të përgjithshme prej 4 milion e 820 mijë e 220 denarë, për të cilën shumë e ka dëmtuar Buxhetin e RMV-së”, - njoftojnë nga Policia Financiare.