Liga e Kampionëve, Juventusi triumfon ndaj Manchester City

12.12.2024 17:12

Sulmuesi kosovar Albion Rrahmani...

Sulmuesi (Sparta Praga) kosovar Albion Rrahmani e ka shënuar golin e parë në fazën garave me pikë të Ligës së Kampionëve.

Kampionia e Çekisë humbi 4:2 nga Feyenoordi  në Holandë, në kuadër të xhiros së gjashtë të kampionëve. Rrahmani luajti deri në minutën e 77-të për Spartën.

Laçi u aktivizua në minutën e 68-të, ndërsa Krasniqi në minutën e 77-të.

Sparta Praga është e 28-ta me katër pikë dhe me gjasa fare të vogla për të avancuar tutje. Feyenoordi është i 18-ti me 10 pikë.

Krizës së  Manchester City, nuk po i duket fundi, ashtu që kampionët e para dy viteve tani me 8 pikë nuk kanë ndonjë pozitë të mirë në renditje.

Mbrëmjen e kaluar këta në trasnfertë me 2:0 u mundën nga Juventusi.

Për “Zonjën e Vjetër” ishte kjo fitorja e parë pas një serie prej katër barazimeve me radhë në të gjitha garat. Juventusi ka 11 pikë, ndërsa Manchester City mbetet në tetë  pikë. Në ndeshjen e  shtatë, Juventusi takohet me Club Brugge, ndërsa City do të ketë punë me PSG-në.

Barcelona  në Dortmund me rezultatin 3:2 e mundi Borussia, ashtu që të gjitha golat u shënuan në fraksionin e dytë. Borussia dy herë anulonte disavantazhin, por mbeti pa përgjigje kur Torres në minutën e 85-të, shënoi për 3:2.

Barcelona shkon në kuotën e 15 pikëve, tri më pak se lideri Liverpooli, ndërsa në ndeshjen e shtatë takohen me Benfican.

Në krye të renditjes mbetet Liverpoll me 18 pikë, ndërsa Sllovan, Lajpcig, Jang Bojss tani më matematikisht janë eliminuar nga Liga e Kampionëve dhe vetëm  Bologna matematikisht ende ka shpresa. (Safet Ademi, TVM2)