Bogdanoviq: Policia më rrahu pa arsye

02.05.2015 16:36

Sasha Bogdanoviq,kryetarë i organizatës komunale të LSDM-së dhe drejtori i parkingjeve në Komunën Qendër akuzon se dje, pas përfundimit të lojës basketbollistike mes Rabotni#ki dhe MZT Shkup është rrahur pa arsye nga policia...

Sipas tij, në momentin kur ka dashur të uroj lojtarët, policia është afruar pranë tij dhe ka kërkuar të largohet, e më pas kanë filluar ta rrahin. Pas tre orësh në stacionin policor, kalova edhe 3 orë të tjera në Klinikë tha Bogdanoviq.

“Pas përfundimit të ndeshjes Rabotniçki- MZT, shkuam që të përshëndeteshim me një pjesë të lojtarëve me të cilët njihemi. Ndërkaq, policia, filloi t’i largoj njerëzit, dhe në pyetjen time “Pse e bëjnë këtë”, kur duan vetëm të përshëndeten me lojtarët, një pjesë e policëve filluan t’i tërheqin, e kur pyeta “Pse duhet përdorur forcë” më shtrinë për toke me disa goditje në kokë, më dërguan deri tek furgoni më i afërt policor. Na mbajtën 15 minuta, më pas na dërguan në stacionin policor “Beko”. Aty na mbajtën 3 orë dhe asnjëri nga policët nuk e dinte se përse jemi arrestuar. Disa herë tentonin të shënojnë ndonjë arsye pse jemi arrestuar, së pari se kemi penguar privimin nga liria, më pas se kemi ofenduar, e më pas se kemi refuzuar urdhrin për t’u larguar” – tha Sasha Bogdanoviq, kryetarë i organizatës komunale të LSDM-së.

Zëdhenësja e Sektorit për punë të brendshme në Shkup Liza Bendevska tha se për rastin në fjalë MPB do të ngrisë padi për kundërvajtje.

“Dy persona të moshës 29 dhe 30 vjeçarë kanë prishur rendin dhe qetësinë publike. Kur njërit prej tyre, i është thënë të largohet nga hyrja e Palestrës, ai ka filluar të nënçmojë nëpunësin policor dhe ka refuzuar që të legjitimohet, ndërsa gjatë tentativës për arrestim, ai është përfshirë së bashku me një tjetër, ka ndërhyrë dhe i ka penguar nëpunësit policor në ushtrimin e detyrës zyrtare” – tha zëdhënësja e SPB Shkup, Liza Bendevska.

Bogdanoviq, si kryetar i organizatës komunale të LSDM-së në Qendër, thotë se një kohë të gjatë po përballet me forma të ndryshme presioni. (Florije Kamberi, TVM2)