Davkova për vendimin e Kushtetueses: I pritshëm, duhen më shumë debate publike

12.12.2024 17:22

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese...

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, e ka komentuar edhe presidentja e vendit Gordana Siljanovska - Davkova. Sipas saj kjo ishte e pritshme dhe rekomandon që në Gjykatën Kushtetuese të ketë më shumë debate publike.

“Do ta them si juriste, e pritshme ishte, disa herë kam thënë se në Gjykatën Kushtetuese duhet të ketë më shumë debate publike, një periudhë kanë qenë të suspenduara thuajse debatet publike, ajo është faza kur do të ftohen përfaqësues të iniciativave, përfaqësues të institucioneve por edhe përfaqësues që nuk e përkrahin iniciativën, të ketë një debat të tillë, ku të plasohen argumentet për dhe kundër dhe më pas Gjykata Kushtetuese të vendos” – u shpreh Presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska – Davkova.