Kupa e NBA-së, Atlanta dhe Houston kualifikohen në gjysmëfinale

12.12.2024 17:35

Mbrëmjen e kaluar janë luajtur edhe dy takimet e tjera çerekfinale të NBA-Cup...

Mbrëmjen e kaluar janë luajtur edhe dy takimet e  tjera çerekfinale të NBA-Cup, duke përcaktuar 4 skuadrat më të mira që avancojnë në gjysmëfinale.

Atlanta Houks dhe Hjuston Rokets janë dy ½ finalistët e fundit. Kjo e fundit me rezultatin  91:90  e mundi Golden Stejt Voriors. Pas një rëmuje në parket në 3.5 sekonda para përfundimit të ndeshjes u akordua ndërhyrje e palejuar për Hjustonin, ndërsa  Jalen Green  me dy goditje të lira rezultatin 89-90 e transformoi në fitore të Hjustonit me 91-90.

Hjuston me këtë fitore i ka dhënë fund  serisë prej 15 disfatave në përballjet me Golden Stejt dhe kështu e shënoi fitoren e parë pas 20 shkurtit të 2020-tës.

Në ½ finale Hjustoni do të përballet me Oklahoma.

Basketbollistët e Atlanta Houks me 108:100 e mundën Njujork Niks dhe u kualifikuan në 1/2 finale dhe atë pas një ndeshje të shkëlqyeshme në “Medison Skver Garden”.

Sërish Tre Jang, ishte cak i fansave të Niksave një tarditë që po zgjat nga “plej-offi” i vitit  2021, por kësaj radhe nuk ua vuri veshin brohoroetjeve nga tribunat.

Në momentet e fundit të ndeshjes Jang, u  gjunjëzua në logon e New York Knicks në mes të fushës dhe bënte sikurse po hedhte zare në festimin e udhëtimit të Atlantës në gjysmëfinalet e Kupës NBA në Las Vegas këtë fundjavë.

Gjysmëfinalet e NBA-së në program janë këtë fundjavë dhe do luhen në Las Vegas.


NBA-Cup, çerekfinale

Milwaukee – Orlando, 114-109

New York – Atlanta, 100-108

Oklahoma – Dallas, 118-104

Houston – Golden State, 91-90


NBA-Cup, gjysmëfinale

Milwaukee – Atlanta

Oklahoma – Houston