Manastirliu: Po merren masat për zbardhjen e rastit
Ministrja e Arsimit të Shqipërisë, Ogerta Manastirliu...

Ministrja e Arsimit të Shqipërisë, Ogerta Manastirliu pranoi të jepte llogari mbi vrasjen e një 14 vjeçari pranë një shkolle, pa u hequr më parë një poster ku i kërkohej dorëheqja.
“Dua të siguroj qytetarët se për ngjarjen janë marrë masat për zbardhjen e plotë dhe ne vetë kemi ngritur grupin e punës për monitorimin e zbatimit të protokolleve në çdo hallkë përgjegjëse në shkollë. Rishikimin e mëtejshëm të protokolleve të ndërhyrjes së shpejtë të oficerëve të sigurisë, punonjësve sociale dhe psikologëve, zgjerimin e platformave të sinjalizimit të hershëm. Masa që po pasqyrohen në planin kombëtar të veprimit për parandalimin e çdo forme të dhunës, bullizmit dhe rritjes së sigurisë në shkolla, që do prezantohet brenda dhjetorit, Tik tok.” - tha Ministrja e Arsimit të Shqipërisë, Ogerta Manastirliu.
Zhupa: Rasti sindrom i një sistemi arsmor që ka dështuar
Për demokratët, ngjarja tragjike e ndodhur në shkollën “Fan Noli”, ishte dëshmi e dështimit të sistemit arsimor.
“Ngjarja e Martinit nuk është e veçuar, por është e lajmëruar dhe stërlajmëruar, sindroma e një sistemi arsmor që ka dështuar” – tha Deputetja e PD-së, Ina Zhupa.
Vrasja e 14-vjeçarit në afërsi të shkollës “Fan Noli” në Tiranë, tronditi opinionin publik, ndërsa qindra prindër e qytetarë u ngritën në protesta. (Luljeta Ndoka, TVM2)
