Maqedonia njeh nesër kundërshtarët e Kupës së Botës 2026

12.12.2024 18:35

Maqedonia do të njohë nesër kundërshtarët e kualifikueseve të Kupës së Botës 2026...

Maqedonia do të njohë nesër kundërshtarët e kualifikueseve të Kupës së Botës 2026. Shorti do të hidhet në selinë qëndrore të FIFA-s në Cyrih nesër në ora 12:00.

Përfaqësuesja e vendit është pjesë e vazos së tretë. Në të njëjtën vazo me Maqedoninë janë: Shqipëria, Skocia, Sllovenia, Irlanda, Gjeorgjia, Finlanda, Islanda, Irlanda e Veriut, Izraeli, Bosnje-Hercegovina dhe Mali i Zi.

Vazot e tjera janë të ndara si më poshtë:

Vazo 1: Franca, Spanja, Anglia, Portugalia, Holanda, Italia, Gjermania, Kroacia, Zvicra.

Vazo 2: Suedia, Uellsi, Polonia, Rumania, Norvegjia, Çekia.

Vazo 4: Luksemburgu, Bjellorusia, Kazakistani, Azerbajxhani, Estonia, Qipro, Ishujt Faroe, Letonia, Lituania.

Vazo 5: Moldavia, Malta, Andorra, Gjibraltari, Lihtenshtejn, San Marino.

Kualifikueset europiane për Kupën e Botës 2026 janë planifikuar të fillojnë në mars 2025 dhe të përfundojnë së bashku me fazën “play-off” në mars 2026.

Ekipet që janë renditur të parat në grupet e Ligës së kombeve (si Maqedonia) dhe vendet e dyta dhe të treta që luajnë për t’u ngjitur/zbritur nga ligat e LK do të jenë në grupe me katër ekipe dhe do të jenë pjesë e grupeve A-F.