NEPAL
Rreth 1000 europianë rezultojnë të zhdukur
02.05.2015 16:47
Autoritetet në Nepal vijojnë kërkimet për personat të zhdukur...

Bëhet me dije se rreth 1000 shtetas europianë konsiderohen të zhdukur të cilët gjendeshin në këtë rajon kur ra tërmeti.
I dërguari i BE-së në Nepal, Rensje Teerink, ka thënë se autoritetet vendase nuk e dinë me saktësi vendndodhjen e këtyre shtetasve evropianë, por po punojnë për gjetje e tyre.
Si pasojë e tërmetit deri tani janë raportuar për 6.200 të vdekur dhe 14.000 të plagosur.
Autoritetet nepaleze nuk përjashtojnë mundësinë e një rritjeje të numrit të vdekjeve në mbi 10.000 vetë.
