Maqedoni
Mjegull në rrugën për në Kodrën e Diellit dhe për në Gjavato dhe Pletvar
13.12.2024 09:03
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore, në vend të lagësht...

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore, në vend të lagësht.
Dukshmëri të zvogëluar për shkak të mjegullës ka deri në 30 metra në drejtimin rrugor fshati Gajre – Kodra e Diellit dhe në qafat malore Gjavato dhe Pletvar deri në 50 metra.
Intensiteti i komunikacionit në rrugët jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon rregullim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve, ku ekziston mundësia për rrëshqitje të dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
