Botë
Makron pritet të emërojë Kryeministrin e ri francez
13.12.2024 11:44
Presidenti Emanuel Makron pritet të emërojë sot Kryeministrin e ri, i cili do të zëvendësojë Majkëll Barnier...

Presidenti Emanuel Makron pritet të emërojë sot Kryeministrin e ri, i cili do të zëvendësojë Majkëll Barnier. Rrëzimi i Barnier e zhyti Francën në një krizë të re.
Barnier u rrëzua në një votim historik mosbesimi më 4 dhjetor dhe kishte pritshmëri që Makron të shpallte pasardhësin e tij në një fjalim drejtuar kombit një ditë më vonë. Por pas ngërçit të krijuar në politikën francize, Makron nuk e emëroi menjëherë kryeministrin e ri. Kushdo që emërohet do të jetë kryeministri i gjashtë i mandatit të Makron pas përmbysjes së Barnier, i cili qëndroi në detyrë vetëm tre muaj.
Zgjedhja kryesore e përfolur e Makronit, është François Bajrou, por ai po shkakton reagime si nga e majta ashtu edhe nga e djathta. Emra të tjerë që po konsiderohen përfshijnë ish-kryeministrin Bernard Kazeneuve, ministrin aktual të mbrojtjes Sebastien Lekornu, si dhe ish-ministrin e jashtëm Xhen -Yves Le Drian.
Partitë opozitare kanë kërkuar dorëheqjen e Makronit në mes të krizës politike dhe ekonomike, me një buxhet të vitit 2025 që ende nuk është miratuar nga parlamenti. Megjithatë, Presidenti në një fjalim televiziv tha se do të qëndrojë “deri në fund” të mandatit të tij pesëvjeçar, deri në maj 2027.
