Rokas për integrimin e vendit në BE: Prioritet kyç, pavarësia e gjyqësorit
Shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut, Mihalis Rokas...

Shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut, Mihalis Rokas, qëndroi për vizitë në Komunën e Tetovës nga ku bëri të ditur se pavarësia e gjyqësorit mbetet prioritet kyç për procesin integrues të vendit. Sipas tij, përpos vendosjes së Grubit dhe Bexhetit në listën e zezë, vendi duhet të punojë në çrrënjosjen e korrupsionit në të gjitha nivelet.
“Kemi evidentuar vendosjen në listen e Zezë të Gubit dhe Gjykytësit Bexheti, por me rëndësi është që gjyqësia duhet ti ndërmerr të gjitha aktivitetet, jo vetëm për këtë rast por edhe të gjitha llojet e korrupsionit që janë të pranishme në sistem, me qëllim që të sigurohet se gjyqësia do të jetë e pavarur dhe do të mund të ndërrmiren veprime me qëllim të luftimit të korrupsionit. BE-ja me të vëretetë ka bërë shumë përpjekje që të sigurojë mekanizma të ndryshëm, ti ndihmojë gjyqësisë të përforcohet, këtu i kemi edhe mekanizmat e të ashtuquajturit misionit vlerësues të BE–së e cila dha 40 rekomandime për gjyqësinë në RMV dhe mendoj se më me rëndësi është që gjyqësori të jetë i pavarur dhe profesional dhe kjo mbetet prioriteti kyç për procesin e ardhshëm integrues të vendit tuaj drejt BE-së, sepse gjyqësia e pavarur është platforma që do të mund ti bindë të gjithë se do të ketë besim te të gjithë përfaqësuesit e shoqërisë dhe ne shpresojmë se kjo do të ndodh së shpejti.”, tha Shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian, Mihalis Rokas.
