Ekonomi
Aksioni për shportën e fundvitit, mbi 800 produktet ushqimore, me zbritje prej 10%
13.12.2024 13:42
Aksioni për shportën e fundvitit, fillon nga e diela, me çast mbi 800 produkte ushqimore bazë do të shiten me zbritje prej 10%...

Aksioni për shportën e fundvitit, fillon nga e diela, me çast mbi 800 produkte ushqimore bazë do të shiten me zbritje prej 10%. Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, sqaroi se aksioni fillon më 15 dhjetor dhe se Inspektorati Shtetëror i Tregut, do të ndjek funksionimin e marketeve.
“Po, më lejoni të them me kënaqësi të madhe se kompanitë, tregtarët, prodhuesit dhe distributorët e kanë rritur numrin e produkteve dhe tani është më shumë se 800, nuk është më 600. Të gjitha këto produkte do të jenë të shënuara dhe për këtë do të kujdeset Inspektorati Shtetëror i Tregut, i cili do të ndjekë vazhdimisht funksionimin e marketeve dhe pres që me të vërtetë të jetë si ta them, buxheti familjar të jetë i mbrojtur me uljen e çmimeve të këtyre produkteve. Sa i përket fillimit të aksionit, ai nis më 15 dhjetor, që është pas dy ditësh – sot është data 13. Pas dy ditësh fillon ky aksion dhe pres efekte pozitive dhe natyrisht pres që për festat e fundvitit shporta e konsumatorëve të jetë më e pasur me më pak shpenzime. Dhe ky është qëllimi dhe detyra jonë si Qeveri, ta mundësojmë këtë.”, tha kryeministrI Hristijan Mickoski.
