Maqedoni

Rokas në Tetovë, diskutohen projektet që financon BE

13.12.2024 14:14

Kreu i komunës së Tetovës, Bilall Kasami, priti Ambasadorin e BE-së, Mihalis Rokas...

Kreu i komunës së Tetovës, Bilall Kasami, priti Ambasadorin e BE-së, Mihalis Rokas me të cilin janë diskutuar projektet që janë në bashkëfinancim me BE-në. Kasami tha se projekti që do jetë më kapital për Tetovën dhe qytetarët e saj është projekti i Trajtimit të ujërave të zeza dhe ndërtimi i stacionit të filtrimit, që ofertat e para të kompanive kapin vlerën e mbi 50 milion eurove.
 
“U diskutua për disa projekte që janë në realizim e sipër dhe bashkë financohen nga BE- ja të cilat janë shumë të rëndësishme për Tetovën dhe qytetarët e saj. Unë do e përmendi një që është në fazën përfundimtare të kompanive që do ta realizojë ka të bëjë për trajtimin e ujërave të zeza, pra kolektori dhe stacioni I filtrimit që më është veç në fazën e vlerësimi të ofertave për të përzgjedhur kompaninë realizuese. Është projekt që në bazë të ofertave të para kalon shumën e 50 milion eurove dhe është një projekt më i rëndësishme në gjithë historinë e Komunës së Tetovës.”, tha kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami.
 
Ambasadori i BE-së Mihalis Rokas tha se BE dhe Komuna e Tetovës kanë bashkëpunim shumë të gjatë, dhe se bashkë kanë financuar disa projekte.
 
“Ka projekte të ndryshme të BE-së që implementohen në komunë e Tetovës, siç është “BE-ja për ajër të pastër” gjithashtu, Impiantin për trajtimin e ujërave të zeza dhe kolektori dhe projektin për Digjitalizimin, Star tapet dhe kompanitë të ndryshme të cilat funksionojnë, dhe BE ka investuar edhe për çerdhet në Tetovë. Vlen të përmendi se kishim një diskutim shumë të mirë.”, u shpreh ambasadori i Bashkimit Evropian, Mihalis Rokas.
 
Ndërkohë, Ambasadori i BE-së, Rokas takoi edhe këshilltarët e Komunës së Tetovës, dhe vizitën e vazhdoi në Europ Haus, dhe e përfundoi në Universitetin e Evropës Juglindore.
 
VISAR SADIKI