Maqedoni
Kërçovë, vihet gurthemeli i fabrikës për bateri
13.12.2024 14:45
Kompania Belge “Avesta Battery Energy Engineering” është investimi I ri që është prezantuar në zonën ekonomike në Kërçovë...

Kompania Belge “Avesta Battery Energy Engineering” është investimi I ri që është prezantuar në zonën ekonomike në Kërçovë, Fabrika në fjalë do të merret më prodhimin e baterive elektronike për vetura. Ky investim arrijnë shumën e 40 milionë eurove, dhe planifikon të hapë 600 vende të reja pune brenda viteve të funksionimit por në fazën e parë Kompanie planifikon të investon 10 milionë euro dhe do të punësohen 200 persona.
“Këtu do të ndërtohet fabrika nga ana e “Avesta Battery Energy Engineering”, e cila është pjesë e rrjetit të Kompanive Belge Avesta. Në fazën e parë planifikojmë të investojmë 10 milion euro me punësim të 120 deri në 200 punësime, ku sipas planit të biznesit planifikojmë të arrimë një investim në vlerë prej 40 milion euro, ndërsa të punësuarit të arrijnë deri në 600 persona. Planifikojmë objekti të jetë gati brenda një viti, ndërsa eksporti në vitet e para planifikojmë të arrijnë 50 milion euro.”, theksoi drejtori ekzekutiv i “Avesta Battery Energy Engineering”, Aleksandar Gllavovski.
Për Kryeministrin Hristijan Mickovski këto janë dëshmi që tregon për përkushtimin e Qeverisë për të sjellë investime të huaja.
“Këto janë vetëm dëshmi që bashkërisht mund të bëjmë shumë. Fokusi ynë do të jetë që të thithim sa më shumë investime të huaja, dhe që tani mund të paralajmëroj edhe investime tjera, dhe këtë vitë planifikojmë ta përfundojmë me një numër rekord të investimeve të huaja, investimi I të cilëve do të arrijnë më shumë se 1 miliardë euro, që do të na bënë të jemi lider në Ballkan për kokë banori. Që 7 vite vendi ynë ka qenë jashtë fokusit të investimeve të huaja, dhe këto investime na tregojmë se kthehemi fuqishëm, por parasë gjithash të mbajmë të rinjtë në vend.”, u shpreh kryeministri Hristijan Mickovski.
Kompania në fjalë është një kompani e re, e cila u themelua në vitin 2019 nga profesori universitar Noshin Omar. Është një kompani inxhinierike dinamike e specializuar në projektimin dhe teknologjinë e riciklimit të baterive, si dhe në gjetjen e zgjidhjeve të avancuara inovative për bateritë dhe sistemet e baterive për aplikime automobilistike dhe të palëvizshme. Siç shkruhet në faqen e tyre të internetit, ABEE ka dy lokacione, në Belgjikë, afër Brukselit dhe në Maqedoninë e Veriut.
Kompania do të fokusohet në kërkimin dhe zhvillimin në fushën e sistemeve elektronike të fuqisë, si dhe në prodhimin masiv të tyre. Kapaciteti prodhues do të jetë 70,000 njësi në vit dhe për këtë arsye kompania do të ketë 120 deri në 200 të punësuar në tre vitet e para. Kontrata për këtë investim është nënshkruar në maj të vitit 2023. Siç njoftoi Drejtori i TIRZ Kërçovë Goce Dimovski, investimi përveç punësimeve të reja do të sjellë edhe një pagë mesatare bruto prej 1500 euro, dhe u theksuan pritshmëritë që fabrika në Maqedoni të bëhet një qendër që do të tërheqë talente, veçanërisht të rinj.
FITIM KRYEZIU
