Maqedoni
Nisma “O2”: Të ndalohet importi i automjeteve të vjetra
13.12.2024 15:01
Përfaqësuesit e nismës O2 kërkuan ndalimin e importit të automjeteve më të vjetra se 10 vjet dhe me standardin “EURO 5”...

Përfaqësuesit e nismës O2 kërkuan ndalimin e importit të automjeteve më të vjetra se 10 vjet dhe me standardin “EURO 5”, si dhe kufizimin e importit të automjeteve të reja me standard minimal “EURO 6”. Kjo kërkesë është pjesë e përpjekjeve për uljen e ndotjes së ajrit në Maqedoni, e cila shkakton probleme serioze shëndetësore, veçanërisht te fëmijët, theksuan nevojën për përmirësimin e transportit publik, veçanërisht me autobusët elektrikë, si zgjidhje për ndotjen.
“Për shkak të TVSH-së së paralajmëruar për automjetet e përdorura, importit të automjeteve të përdorura nga viti i ardhshëm dhe uljes së taksës së CO2, ne besojmë se shteti duhet të kufizojë se cilat automjete do të importojë, veçanërisht pasi të gjitha automjetet e vjetra me kilometrazh më të madhe emetojnë një numër më të madh komponimeve toksike kancerogjene.”, u shpreh Tatjana Cakullev nga Nisma “O2”.
“Kërkojmë automjete elektrike, transportues që janë më pak ndotëse dhe askush nuk mundet të jetë i privilegjuar sepse problemi është I përbashkët dhe po mundohemi bashkërisht ta tejkalojmë kjo është vetëm një pjesë e problemit dhe po fokusohemi në transportin publik me komunikacionin. Mendojmë se autoritetet kompetente, ministritë, Qeveria, Komunat patjetër duhet t’i zgjidhin pikë për pikë këto probleme.”, u shpreh Eli Pesheva nga Nisma “O2”.
Përfaqësuesit e nismës O2 theksuan se pavarësisht përfitimeve ekonomike nga importi i automjeteve më të lira, shëndeti i qytetarëve duhet të jetë prioritet, masa të ngjashme tashmë janë zbatuar në vende si Bosnja dhe Hercegovina, Shqipëria dhe Mali i Zi.
VLORA LATIFI TOPOJANI
