Maqedoni
BDI kërkon zgjedhje të parakohshme, Mickoski: Përpjekje për defokusim të opinionit
13.12.2024 15:15
Bashkimi Demokratik për Integrim kërkon mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare....

Bashkimi Demokratik për Integrim kërkon mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Sipas partisë së Ahmetit, qytetarët duhet ti japin fund qeverisjes së dështuar aktuale me përplot skandale, bllokim të procesit të integrimit dhe sulm ndaj Marrëveshjes së Ohrit duke krijuar një situatë të paparashikueshme mbi stabilitetin.
“Kjo situatë dëshmon qartazi dështimin e kësaj qeverie për të adresuar sfidat kyçe me të cilat përballet vendi dhe nevojën urgjente për një ndryshim të kursit politik. BDI konsideron se e vetmja rrugëdalje për të shpëtuar të ardhmen europiane të vendit është që kjo qeveri t’i hapë rrugë rikthimit të mandatit te qytetarët përmes zgjedhjeve të reja të parakohshme.”, thuhet në kumtesën e BDI-së.
Kryeministri Hristijan Mickoski hodhi poshtë mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme. Ai ripërsëriti se zgjedhje para datave të rregullta zgjedhore, mund të mbahen vetëm nëse mposhten në zgjedhjet lokale.
“Nëse qytetarët në zgjedhjet lokale mposhtin këtë qeveri, është logjike që të ketë zgjedhje të parakohshme pas kësaj. Nëse kjo qeveri mund opozitën aktuale në zgjedhjet lokale, atëherë presim që ata ti përkushtohen vetes, të ristrukturojnë kuadrot dhe programin dhe të mund të që në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të dalin me program dhe kuadro të ri.”, theksoi kryeministri Hristijan Mickoski.
Kryeministri ka komentuar edhe deklarimet e Ahmetit se vendimi I gjykatës kushtetuese është jokushtetues dhe I papranueshëm për t’u prekur kushtetuta. Sipas Mickoskit këto janë tendenca për polarizim të shoqërisë, të cilat do të jenë të patolerueshme.
MERALE ISMAILI
