Gruevski: LSDM-ja paraqitet me skenar të montuar
Kryeministri Nikolla Gruevski ka adresuar kritika të ashpra ndaj partisë maqedonase në opozitë LSDM-ne, në kongresin e partisë që mbahet në Kumanovë ku pritet të rizgjidhet për kryetar partie edhe për një mandat të ri 4 vjecar. Gruevski thotë se LSDM-ja nuk ka ide, andaj i humb zgjedhjet në Maqedoni.

Kryeministri Nikolla Gruevski ka adresuar kritika të ashpra ndaj partisë maqedonase në opozitë LSDM-ne, në kongresin e partisë që mbahet në Kumanovë ku pritet të rizgjidhet për kryetar partie edhe për një mandat të ri 4 vjecar. Gruevski thotë se LSDM-ja nuk ka ide, andaj i humb zgjedhjet në Maqedoni.
“Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë nuk ka ide, ndërsa paralelisht me këtë nuk ka as program e as strategji. Te mbushur me zemërim dhe urrejtje ndaj nesh, të hidhëruar se me punën tonë shihen dështimet që i kanë bërë ata kur kanë qenë në qeveri. Të lënduar nga ky zemërim, paraqiten me skenarë destruktiv, me sharje dhe ofendime, perqeshje, me shume skenarë të montuar. LSDM po vazhdon me skenarin e huaj për të marrë pushtetin pa mbështetjen e qytetarëve. LSDM-së vërteton se nuk ka asnjëfarë koncepti. për Maqedoninë” – tha Nikolla Gruevski.
Ademi: BDI dhe VMRO-DPMNE nuk pajtohen gjithmonë
Ndërkohë sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Abdilaqim Ademi në kongresin e VMRO-DPMNE-së në Kumanovë tha se BDI dhe VMRO-DPMNE nuk pajtohen gjithmon, por kanë cështje të hapura dhe bëjnë debat serioz duke dëshmuar një bashkëpunim kualitativ mes dy partive.
“Me qëllim them bashkëpunim kualitativ, sepse ajo nuk do të thotë se ne gjithmonë pajtohemi, se nuk kemi çështje të hapura dhe se kohë pas kohe nuk kemi debat serioz. Por, kualiteti i bashkëpunimit nuk vlerësohet në atë se sa ju keni qëndrime të ndryshme në fillim të dialogut, por është njësi matëse e procesit dhe mënyrës përmes të cilët janë përballur me këto qëndrime dhe se si kemi ardhur në një zgjidhje të pranueshme. Prandaj me kënaqësi konkludojë se për pjesën më të madhe ne kemi arritur të gjejnë gjuhë të përbashkët” – tha Abdylaqim Ademi.
VMRO - DPMNE është parti e cila në 10 të vitet e fundit realizoi nëntë fitore zgjedhore, në të cilat mori mbështetje bindëse të shumicës së qytetarëve pa asnjë humbje, tha kryetari i VMRO-DPMNE dhe kryeministri aktual Nikolla Gruevski në fjalimin në Kongresin e 15-të të partisë, i cili mbahet në Kumanovë.
Mbështetja nga shumica e qytetarëve, thekson Gruevksi vjen si rezultat i punës së tyre, mbajtjes së fjalës së dhënë, përkushtimit, përgjegjësisë, qasjes së ndershme ndaj punës dhe mijëra projekteve. (Besim Abdullahu, TVM2)
