Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 18 dhjetor, Rokas: Zgjerimi mbetet prioritet

13.12.2024 15:46

Më 18 dhjetor, një ditë para samitit të Këshillit Evropian...

Më 18 dhjetor, një ditë para samitit të  Këshillit Evropian do të mbahet samitit BE- Ballkani Perëndimor në Bruksel,  ku do të diskutohet zbatimi i Planit të Rritjes,  përpjekjet drejt integrimit rajonal, pa u anashkaluar  edhe  procesi eurointegrues  nga konteksti aktual gjeopolitk.

Në prag të mbledhjes kushtuar vendeve aspirante rajonale, euroambasadori Mihalis Rokas ripotencon se zgjerimi i Unionit mbetet prioritet kryesor i drejtuesve të rinj institucional dhe po përpiqen ta çojnë procesin përpara, përfshirë edhe asistencën dhe përpjekjen diploamtike për Maqedoninë e Veriut, e cila në aspekt politik ka mbetur peng i ndryshimeve kushtetuese.

Apelon që të shfrytëzohet dritarja e mundësisë e hapur për Ballkanin.

“Javën e ardhshme më 18 dhjetor do të mbahet samit mes Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor. Unë mendoj se lidershipi i ri i BE-së e ka bërë të qartë se procesi i zgjerimit është top prioritet për BE-në, duke e përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut. Kështu që, lidershipi i ri i BE-së dhe ne këtu, po bëjmë të gjitha përpjekjet që kjo të bëhet realitet, ndërsa ne si delegacion do të mundohemi të ndihmojmë në realizimin e reformave, që të arrihet ky qëllim dhe të mund ta shfrytëzojmë këtë mundësi, apo këtë moment të vrullit.” – tha EuroAmbasadori, Mihalis Rokas.

Çdo angazhim diplomatik brenda institucioneve të BE-së që lidhet me zgjerimin është i mirëseardhur, thotë Rokas.

Ndërkohë, javë më parë, burime të afërta me BE-në kanë potencuar se Unioni po shqyrton ndihmën lehtësuese midis RMV-së dhe Bullgarisë në përmbushjen e kushtit për vazhdimin e procesit eurointegrues të vendit, respektivisht, të gjendet mundësia për votimin e ndryshimeve kushtetuese, që rezulton me futjen e bullgarëve në aktin më të lartë juridik të shtetit.  (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)