"Budapest 2024”, thyhen rekordet botërore në not

13.12.2024 16:47

Tri medalje të arta dhe tre rekorde botërore për notuesit amerikan, nga dy për kanadanë dhe kinën si dhe një për australinë në ditën e tretë të botërorit të notit në pishina të shkurta që po mbahet në Budapest...

Kanadezja Samer Mekintosh ftoi medalje e artë me rekord të ri botëror në notin e 200metrave delfin. Mekintosh triumfoi me kohën 1:59,32 minuta, që paraqet rekord të ri botëror, Ishte kjo fitorja e saj e dytë në këtë botëror me po aq rekorde bote.

E pa ndalshme ishte edhe sfateta amerikane në notin 4herë nga 200 metra not të lirë. në përbërje të së cilës ishin  Volsh, Meden Grajn dhe Vanshtajn për të shënuar kohën 7 minuta 13 sekonda. Ishte kjo kohë për rekord të ri botëror dhe medalje e artë për amerikanët.

Më në fund dy notues kinez triumfojnë në të njëtën ditë dhe marrin medalje të arta. Kinezet Ksi jam tin tang (Qianting TANG )  dhe Hajan ksin (Haiyang QIN), triumfuan  në garën e 100 metrave not në gjoks. Ksin triumfoi me rekord të kampionateve botërore  me kohën 55.47.

Pas tre ditë gara në këtë botëror nëkrye të renditjes së medaljeve të fituara janë amerikanët me gjithsej 18 medalje pre të cilave gjysma janë të arta. (Safet Ademi, TVM2)