Shah, indiani 18-vjeçar kampioni më i ri botëror
Bota tani ka kampionin e ri botëror në shah. Ai është indiani Gukesh, vetëm 18 vjeç, që ka hyrë në histori si kampioni më i ri botëror në shah, duke thyer rekordin legjendar të Garry Kasparovit...

Dommaraju Gukesh, vetëm 18 vjeç, ka hyrë në histori si kampioni më i ri botëror në shah, duke thyer rekordin legjendar të Garry Kasparovit Në një përballje dramatike trejavore në Singapor, ai triumfoi kundër kampionit në fuqi, Ding Liren, në finalen e Kampionatit Botëror të Shahut.
Fitorja e tij historike erdhi pas një ndeshjeje të ngushtë prej 14 lojërash, ku Gukesh shfrytëzoi një gabim fatal të Ding në lojën vendimtare.
Ky gabim është cilësuar si një nga më të mëdhenjtë në historinë 138-vjeçare të kampionatit botëror. Pas 58 lëvizjesh, Ding dorëzoi lojën, duke vulosur rezultatin 7½-6½ dhe duke shmangur nevojën për lojëra shtesë.
“E gjithë strategjia ime për këtë ndeshje ishte të shtyja sa më shumë në çdo lojë të vetme me të dyja ngjyrat. 2 Dua të luaj për aq kohë sa të mundem, dhe dua të kem një karrierë shumë të gjatë dhe të qëndroj në majat shumë”.
Ky triumf i dha Gukesh jo vetëm titullin më prestigjioz në shah, por edhe një shpërblim prej $1.35 milionë nga fondi total prej $2.5 milionësh. Duke thyer rekordin e Kasparovit, i cili u shpall kampion botëror në moshën 22-vjeçare. (Safet Ademi, TVM2)
