Vauçerët për studentë, Forumi Rinor i VLEN: Qeveria investon te të rinjtë
Forumi rinor i koalicionit VLEN...

Forumi rinor i koalicionit VLEN përshëndet vendimin e qeverisë për ndarjen e vauçerëve prej 250 eurove për blerjen e pajisjeve elektronike për çdo studentë dhe 10 million eruo mbështetje për të rinjtë deri në moshën 29 vjeçare të dedikuara për nisjen e bizneseve të reja.
Sipas kryetares së forumit rinor, investimi tek të rinjtë është investim i së ardhmes.
“Ky pra është ndryshimi. Miliona euro po dedikohen për të rinjtë dhe kjo qasje e re e qeverisë, ku të rinjtë janë prioritet është perspektiva më e mirë e mundshme për të ndaluar eksodin masiv të të rinjëve. Kjo ndihmë qeveritare kap shpresë dhe perspektivë për të ndërtuar një fillim të ri për secilin të ri dhe të re. E kur jemi tek vauçerët, vetëm ata që kanë qenë studentë të vërtetë i kuptojnë vështirësitë dhe shpenzimet që kanë studentët e këtij vendi.” – tha Kryetarja e Forumit Rinor të VLEN, Yllka Nuredini.
