Situata në Siri, SHBA dhe Turqia diskutojnë rolet

13.12.2024 17:22

SHBA dhe Turqia janë në bisedime...

SHBA dhe Turqia janë në bisedime për rolet e mundshme që mund të marrin në Siri. Prioriteti kryesor i të dy vendeve është sigurimi i stabilitetit dhe parandalimi i dominimit të grupeve terroriste. Ankaraja është e shqetësuar për Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit, Uashingtoni për ISIS-in.

Sekretari amerikan i Shtetit, Blinken, propozon një marrëveshje të gjerë.

"Ka një marrëveshje të gjerë për atë që do të donim të shohim më pas, duke filluar me një qeveri të përkohshme në Siri që është gjithëpërfshirëse dhe josektare, që mbron të drejtat e pakicave dhe grave dhe nuk përbën kërcënim për fqinjët e saj. Flasim edhe për ISIS-in. Vendet tona kanë punuar shumë për vite të tëra për të eliminuar ISIS-in për të siguruar që ky kërcënim të mos ngrejë kokën përsëri”.- tha Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken.

Grupi islamik tashmë po përfiton nga vakuumi i sigurisë që nga rënia e regjimit të Asadit dhe është përpjekur të rigrupohet.

“Dikur fshiheshin, por tani veprojnë hapur në terren. Tani ata janë aktivë në shkretëtirë, disa prej tyre tashmë kanë hyrë në rajonin tonë”. – deklaroi Abdi Mazloum, Komandant i Forcave Demokratike Siriane.

Pas bisedimeve në Ankara, Blinken po kthehet në Jordani për të vulosur një armëpushim në Gaza, pasi “Hamasi” ra dakord për marrëveshjen, por jo për kërkesën kryesore, që ushtria e Izraelit të qëndrojë përkohësisht në enklavë.

Bilanci i fuqisë në Lindjen e Mesme ka ndryshuar ndjeshëm që nga rënia e Asadit. Netanyahu, duke festuar dobësimin e boshtit të terrorit, iu drejtua popullit iranian duke premtuar se së bashku do ta shndërrojnë rajonin në një fener përparimi dhe paqeje.

“Ngjarjet historike që kemi parë janë një reaksion zinxhir i goditjes ndaj Hamasit, shkatërrimit të Hezbollahut dhe goditjeve që kemi bërë në boshtin e terrorit të regjimit iranian. A e dini se nga i trembet realisht ky regjim? Ai ka frikë nga ju - populli i Iranit. Dhe një ditë e di se kjo do të ndryshojë dhe Irani do të jetë i lirë”. – theksoi Kryeministri izraelit, Benyamin Netanjahu.

Izraeli vazhdoi sulmet e tij në Gaza, por edhe në Sirinë fqinje, duke shkatërruar objekte ushtarake. OKB-ja e shqetësuar për sulmet ajrore në Tel Aviv. Ata kërkojnë një de-përshkallëzimin e menjëhershëm në frontet në të gjithë vendin. (Fitore Demolli, TVM2)