Vlera sipas “Transfermarkt”, Struga skuadra më e shtrenjtë e momentit në LPFM
Elita e futbollit vendor lëshoi siparin e sezonit vjeshtor...

Elita e futbollit vendor lëshoi siparin e sezonit vjeshtor me ndeshjet e javës së 18-të, ku skuadra e Sileksit në maksimum shfrytëzoi ndarjen e pikëve në Tetovës mes Shkëndijës dhe Gostivarit, që përfundoi në barazim pa gola.
Edhe pse dritarja e transferimeve nuk është hapur ende, renditjen e skuadrave me vlerën më të lartë të momentit në treg e kryeson Struga.
Kampionët në fuqi të LPFM-së, kanë në përbërje lojtarë, vlera e të cilëve në total shkon 5.50 milionë euro, aq sa ishte edhe një muaj më parë.
Në vend të dytë qëndron Shkëndija me 5.24 milionë euro, teksa “podiumi” kompletohet me Brera që mban vendin e tretë me 4.65 milionë euro.
Pelisteri dhe Voska mbyllin tabelën. Të dy këto skuadra këtë sezon me rezultatet e tyre dhe afrimin e lojtarëve kontribuan që vlera në treg mos të rritet shumë.
Pasi edhe në renditjen e pikëve mbajnë dy pozitat e fundit do iu duhet mjaftë punë për të rritur vlerën. Liqenasit momentalisht vlejnë 2.08 milionë euro, ndërsa manastirasit, 2.27 milionë euro.
Do thënë se në mes të nëntorit vlera e skuadrave elitare kishte rënë për 0.1%, nga 42.68 në 42.66 mln. Euro, aq sa vlejnë edhe tani të gjitha 12 skuadrat. (Safet Ademi, TVM2)
