Shorti i Botërorit 2026, Maqedonia në grupin J, Shqipëria në K
Në Nyon të Zvicrës u hodh shorti i FIFA-s për 54 kombëtaret europiane, të cilat mësuan kundërshtarët e tyre për eliminatoret e Botërorit që do të luhet në re shtete më 2026...

Mesditën e sotme në Zyrih të Zvicrës u hodh shorti i eliminatoreve për kampionatin e ardhshëm botëror që do mbahet pas dy vitete me saktësisht në 2026-tën, për zonën e Evropës.
Përfaqësuesja e Maqedonisë në futbolll ka njohur kundërshtarët e kualifikueseve të Botërorit ” 2026” dhe goglat e çuan në grupin “J”, sbashku me favoritin e grupit Belgjikën, Uellsin, Kazakistanin dhe Lihtenshtajni.
Maqedonia për herë të parë në historinë e eliminatoreve do të përballet me Kazakistanin.
Goglat deshën që kombëtarja shqiptare të shkojë në grupin “K” dhe sërish do të përballet me Serbinë në eliminatore pas atyre për: Euro 2016”.
Në këtë grup janë edhe Anglia, Letonia si dhe Andora.
Kosova e cila në Ligën e Kombeve, nuk ia doli të fitojë grupin e saj ishte në vazon e katërt.
Goglat kosovarët i çuan në grupin B, së bashku me Zvicrën, Suedinë dhe Slloveninë.
Kualifikim në botëror do të sigurojnë kombëtaret fituese të grupeve eliminatore, ndërsa përfaqësueset e dyta do të luajnë balotazh me katër më të mirat të renditura në Ligën e Kombeve, të cilat nuk kanë siguruar pjesëmarje në botëror.
Botërori i futbollit në vitin 2026 do të mbahet në tre shtete- SHBA, Kanada dhe Meksikë.
Të rikutjojmë se në botërorin e 2026-tës, do të marrin pjesë 48 ekipe përfaqësuese, ndërsa nga kontinenti i vjetër do luajnë 16 ekipe përfaqësuese. (Safet Ademi, TVM2)