Botë
Shpërthen bombola e gazit në një rezidencë në Venezuelë, të paktën 9 viktima
14.12.2024 12:43
Nëntë persona, humbën jetën për shkak të shpërthimit të një bombole...

Nëntë persona, humbën jetën për shkak të shpërthimit të një bombole në një rezidencë në Karakas, në Venezuelë.
“Fatkeqësisht tetë anëtarë të së njëjtës familje janë të vdekur”, tha kryebashkiakia e Venezuelës, Carmen Melendes duke nënvizuar se mosha më e madhe nga viktimat ishte 20 vjeç.
Sipas informacioneve të zjarrfikësve, shpërthimi ka ndodhur në katin përdhesë të një shtëpie në lagjen e Koces. Nëntë personat humbën jetën nga asfiksimi.
